“Perparesia” e mashkullit ndaj femres”

“Perparesia” e mashkullit ndaj femres”

Marre nga libri “BAZAT E BASHKESHORTESISE NE ISLAM”
nga autori: Muahammed A. Ken’an

All-llahu xhel-lesha’nuhu ne Kur’an thote: “Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pergjegjesia ne bashkeshortesi, e burrave u takon nje perparesi ndaj tyre. All-llahu eshte i Gjithefuqishem, i Urte” (El- Bekare: 228)

Perparesia ose grada e permendur ne ajetin kur’anor ka per qellim udheheqesine, pergjegjesine dhe mbikqyrhjen e burrit ndaj gruas, te cilat All-llahu xhel-le sha’nuhu i ka lene ne duar te mashkullit.
Ne Kur’anin Famelarte All-llahu xh.sh. thote: “Burrat jane pergjegjes per grate, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa te tjere dhe ngase ata kane shpenzuar nga pasuria e tyre.” (En-Nisa: 34)

Gjithashtu eshte vertetuar se mashkulli eshte me i forte me trup, me urtesi dhe me shume dhunti te tjera. Kurse ajeti kur’anor “E burrave u takon nje perparesi ndaj grave” nenkupton se gruaja ka me shume obligime ndaj burrit sesa ai ndaj saj.

Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Ahmedi dhe te tjere nga nje grup as’habesh (radijall-llahu anum) transmetojne se Pejgamberi a.s. ka thene: “Sikur te urdheroja ndonjerin t’i beje sexhde tjetrit, do te kisha urdheruar gruan t’i beje sexhde burrit te saj, per shkak te obligimeve qe ka ajo ndaj tij”.

“Perparesia” e burrit ndaj gruas se tij nenkupton pergjegjesine dhe mbikqyrjen qe ka burri ndaj saj. Abdullah ibn Abbasi r.a. transmetohet te kete thene: “Perparesia qe permendet ne Kur’an nenkupton nxitjen e burrit ne miresjellje dhe butesi ndaj gruas se tij”.

Ajeti kur’anor: “Burrat jane pergjegjes per grate”, tregon se burrat kane pergjegjesi ndaj grave dhe kete duhet ta kuptojne te gjithe grate.
Nese burri keqperdor dhe shfrtezon pergjegjesine e tij ndaj gruas, po ta porosise ate qe te beje dicka te ndaluar (haram), atehere gruaja nuk duhet t’i nenshtrohet urdherit te tij, sepse Muhammedi a.s. thote: “Nuk respektohet dhe nuk pranohet urdheri i krijeses kur kerkohet shkelja e urdherit te Krijuesit”. (transmetuar nga Ahmedi, Hakimi, Buhariu dhe Mislimi).

Ketu deshem te sqarojme se perparesia e mashkullit mbi femren, qe permendet ne ajetet kur’anore nuk ka per qellim ate qe mendojne disa injorante, se femres nuk duhet t’i japim perparesi ne asnje send, sepse ajo eshte, sipas tyre, e dobet dhe duhet te jete cdohere nen kembet e mashkullit.
Madje, ka prej tyre qe i rrahin dhe i keqtrajtojne grate e tyre vetem se ata jane burra, kurse ato jane ra qe duhet “te degjojne” keso lloj burrash edhe kur s’kane te drejte.

Ata qe i rrahin grate, duke dashur te tregojne burreri, nuk jane burra te vertete, sepse burreria nuk tregohet aty, por tjeter kund.

Besimtar i mire eshte ai, qe tregon sjellje te mire ndaj familjes se vet, vecanerisht ndaj gruas. Ai i keshillon ata ne te mire dhe i mbron me pergjegjesine qe ka ndaj tyre.
Ai nuk eshte vullgar, por i meshirshem dhe shembelltyre e mire e pasardhesve te tij.

All-llahu xh.sh. thote: “Dhe nga faktet (e madherise) se Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri e meshire. ne kete ka argumente per njerezit qe mendojne”(Er-Rum: 21).

Gjithashtu, burri duhet ta dije se nese ai i ben dikujt dem dhe padrejtesi, All-llahu xh.sh. do ta denoje, sepse Ai eshte Mbrojtes i te shkelurve me padrejtesi, e ne kete rast Mbrojtes i gruas e cila eshte e shkelur nga burri i saj.

Nga ana tjeter, gruaja obligohet te respektoje burrin dhe te pranoje se ai eshte pergjegjes dhe mbikqyres i saj.
Gruaja besimtare nukl i thellon mosmarreveshjet dhe perplasjet e lindin mes asaj dhe burrit, por perpiqet qe t’i zgjidh ne menyre me te bute.
Prandaj, bashkeshortët nuk duhet te harrojne kete ajet kur’anor ku All-llahu xh.sh. u thote:
“E te falni (burra ose gra) eshte me afer devotshmerise, e mos harroni bamiresine ndermjet jush” (El-Bekare: 237)

Artikulli paraprakSI DASHUROJNË BURRAT DHE SI DASHUROJNË GRATË?
Artikulli vijuesShoqëria e mirë