Shejtani thotë: “Nëse ti do ta lësh këtë punë, ku do gjesh punë tjetër? Do bëhesh shumë i varfër. Njerëzit janë pasuruar, kurse unë jam i varfër.”, e kështu njeriu frikësohet nga varfëria dhe vazhdon ose fillojë të veprojë atë që është e ndaluar. Kështu shejtani ka folur përmes gojës së tij.
Shejtani bën që njeriu të merret me mjete që janë haram, duke u shfajësuar me varfëri dhe si pasojë e kësaj njeriu bën shumë kompromise me fenë e tij.
Ndërsa, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jep risk prej nga nuk e pret. Allahu e përmbush me siguri premtimin e Tij dhe për çdo gjë ai ka caktuar masë. ” Kaptina Talak, 2-3.