Serbët “luajnë” me EULEX-in

Një grup prej rreth 40 serbësh kanë kthyer sërish të premten rreth mesditës në fshatin Rudarë të Zveçanit tre automjete të EULEX-it që po transportonin doganierë dhe policë kufitarë të Kosovës për në pikën kufitare Jarinjë.

Mësohet se edhe pas përpjekjeve që kanë zgjatur rreth 15 minuta nga ana e përfaqësuesve të EULEX-it për t’i bindur serbët që të lirojnë rrugën, një gjë e tillë nuk është arritur dhe automjetet janë kthyer në drejtim të Mitrovicës, raporton KP.

Kthimi sërish i doganierëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, ndodhë vetëm një ditë pas paralajmërimeve nga ana e institucioneve të Kosovës se shumë shpejtë doganierët kosovarë do të shkojnë nëpër pikat kufitare përmes transportit rrugor.kohaislame

Artikulli paraprakAsociacion i komunave, apo “mini-parlament” serb?
Artikulli vijuesKastriot Islami nga AKI i përfshirë në vjedhjen e NLB-së