Po përgatitet një marrëveshje e re për demarkacionin

Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re, janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu thotë deputeti i Alternativës, Ilir Deda, i cili pohon se ka biseduar me anëtarë të Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës nuk është AAK-ja.

 

Sipas tij këto dy parti po synojnë që në Kuvendin e Kosovës të arrihet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi me 80 vota.

“Unë kam biseduar me disa anëtarë të Qeverisë të cilët nuk janë nga AAK-ja. Janë nga tjera parti tjera. Ata po mundohen që ta bëjnë një deklaratë me Qeverinë e Malit të Zi, e cila do ta rikonfirmon pikën 7 të marrëveshjes së demarkacionit e cila do thotë se në dy vitet e ardhshme pasi ta ratifikoj Kosova, kur të bëhet shënimi i pikës kufitare do ta përforcojë atë që thotë se dokumentet shtesë do të merren parasysh dhe kufiri lëvizë jashtë asaj që është shkruar në marrëveshje”, tha Deda në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel.

“Unë jam i prirur të besoj që kjo iniciativë e qeverisë, që nuk është AAK, do të ketë sukses, në mënyrë që të gjithë ta votojnë demarkacionin në Kuvend. Është iniciativë e NISMA-s dhe AKR-së, nëse nuk gaboj”, shtoi Deda.

Sa i përket qëndrimit të tij, Deda nuk e bëri publik, vetëm pret që sa më parë të bëhet një marrëveshje e tillë, që do të jetë në të mirë të vendit.

Artikulli paraprakLekaj: Është shkelje nëse publikohet kontrata e autostradës
Artikulli vijuesDomethënia e simbolit të dy gishtave