Portieri dhe trajneri i kombëtares së Koresë Veriore janë suspenduar për një vit nga të gjitha aktivitet e futbollit, me arsyen se kanë pranuar “gol të qëllimshëm” në përballje me Usbekistanin, raporton Goal.
Portieri Jang Paek-ho ishte mposhtur nga portieri i Uzbekistanit, Jasurbek Umrzakov, i cili shënoi gol nga zona e tij e rreptësisë në takimin e 23 shtatorit, transmeton Koha.net.
Ky gol ishte bërë një sensacion i vërtetë në internet, ndërsa kishte bërë që Konfederata e Futbollit të Azisë (AFC) që të hap hetimet për trukim.
Komiteti Disiplinor i AFC-së ka suspenduar ata, si dhe Federatën koreane, pasi “janë fajtorë duke i dhënë lojës imazh të keq duke pranuar gol të qëllimshëm”. Ky vendim vjen pasi që ata kishin dëshiruar që t’i jepnin Koresë Veriore një short më të mirë.
Yung dhe Jan do të mungojnë të dytë në Kupën e Botës për U-17 për shkak të suspendimit, kurse është paralajmëruar edhe U-19 nëse bën ndonjë sjellje të ngjashme.