Prapa “puçit” fshihet tendenca për të heshtur opozitën dhe mediumet

Profesorë dhe analistë për rrjetin BIRN konstatojnë se tendencat për t paraqitur si puc prezantimin e informacioneve të Zoran Zaevit është një farsë në emër të propagandës. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që qeveria të përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat kundër mediumeve për të parandaluar publikimin e informacioneve nëse Zaev vendos që ti publikojë ato.

 

Analisti Albert Musliu thotë se emërimi i aksionit puc është propagandë për të ndjellë frikë.  Musliu thotë se nuk e di se në çafër mënyrë me vetë dëshirë i  përcaktojnë emrat e aksioneve policore.

 

Profesori i universitetit FON, Temellko Risteski thotë grusht shtet bënë ai që posedon forcë të armatosur. “Çfarë puçi është ai që e përgatisin 4 njerëz me dy pistoletë dhe dy kompjuter”, thotë Risteski. Ndërsa profesori i së drejtës penale Gordan Kallajxhiev thotë se shumë m shumë element për puc kishte largimi me dhunë i deputetëve nga parlamenti në dhjetorë të 2012 se rasti i Zoran Zaevit.

 

Njohësit e drejtësisë thonë se rasti konkret nuk ka element të spiunimit sepse spiunim ka kur informacionet i  jepen shërbimeve të huaja.

 

“Nuk është vepër penale nëse ti merr informacion, kjo do të thosha se është mirë që të jepet informacion për gjendjen në vend. Vepër penale është nëse merr informacion dhe ato ua shpërndanë shërbimeve të huaja sekrete”, thotë Risteski.

 

Kallajxhiev thotë se nëse Zaevi me të vërtetë e ka fyer Gruevskin atëherë bëhet fjalë për një hap të keq politik. Nëse ai ka dëshmi, duhet që patjetër t’i prezantojë para publikut dhe jo të kërkojë dicka tjetër për të heshtur. Por e gjithë kjo nuk e amniston Gruevskin nga përgjegjësia që edhe vetë th se një pjesë e materialeve janë të vërteta”, thotë Kallajxhiev.

 

Asociacioni maqedonas për gazetarë u bënë thirrje të gjitha mediave që të jenë të përgjegjshëm  dhe ët respektojnë Ligjin që nuk lejon publikimin e materialeve nga përgjimet telefonike./almakos

Artikulli paraprakLB denoncon KQZ-në për financim të jashtëligjshëm të Listës Serbe
Artikulli vijues"Mjekroshat ma kan qu ftesen per me luftu ne Siri…"