Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl në Haxh

Presidenti Abdullah Gyl dje shkoi në Medine me ftesë të Mbretit Abdullah bin Abdulaziz për të përmbushur edhe detyrimin islam të haxhillëkut.

Sot Presidenti Abdullah Gyl ka qëndruar në Mekë, stacionin e dytë të vizitës së tij në Arabinë Saudite.

Në kuadër të vizitës Gyl realizon takime me autoritet e larta arabosaudite dhe me kryetarët e shteteve të tjera që ndodhen në Mekë për të kryer obligimin e haxhillëkut, me të cilët krahas marrëdhënieve dypalëshe këmben mendime edhe mbi çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Në këtë vizitë Presidenti Gyl shoqërohet edhe nga gruaja e tij, Hajrynisa Gyl./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTortë me puding
Artikulli vijuesNdërrimi i mbulesës së Qabes