Princesha spanjolle akuzohet për mashtrim

Drejtësia në Spanjë ka thirrur vajzën më të re të mbretit Juan Carlos që të paraqitet në gjykatë, në lidhje me akuzat për mashtrim dhe pastrim parash.

Rasti i Cristinës, 48 vjeçe, lidhet me disa çështje biznesore të burrit të saj, i cili po hetohet për shpërdorime.

Princesha është tani e dyshuar formale dhe duhet të paraqitet në gjykatë më 8 mars.

Kjo besohet të jetë hera e parë që një e afërme e drejtpërdrejtë e mbretit të paraqitet në gjykatë si e akuzuar për keqbërje, raporton BBC.

Në përgjigje të zhvillimit të sotëm, familja mbretërore ka thënë se ka “respekt maksimal për vendimet gjyqësore”./rel

Artikulli paraprakTë rejat mjekësore të vitit 2013
Artikulli vijuesTemperaturat më të ulëta në botë