Teknologjia na lidh. Teknologjia na bashkon në një platformë. Teknologjia na jep forcë
Në një ekonomi të bazuar në dijeni, zhvillimi softuerik është njëri ndër elementet kyçe integruese që ndërlidh funksionimin e mirëfilltë të makinerive, interaktivitetit ndërnjerëzor dhe intelegjencës artificiale.
E kjo ekonomi është duke u zhvilluar me hapa gjigant.
A e dini se në rang global nga zhvillimi i IT-së qarkullojnë si përfitime më shumë se 3.5 miliardë euro në vit, për shërbimet e ofruara.
Fusha e teknologjisë ka rreth 18 përqind përmirësime të përvitshme në ofrimin e shërbimeve.
Pothuajse çdo vit happen rreth 250 mijë vende të reja të punës në fushën e zhvillimit të teknologjisë si në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve e poashtue dhe në zhvillimin e aplikaconeve mobile.
Deri në vitin 2019 pritet që ky drejtim të ketë një rritje prej 14 përqind.
Ndërsa tregu global softuerik ka rritje prej 533 miliardë eurosh.
Thënë shkurt, teknologjia po e shndërron botën në një ambient tjetër jetësor. Shumë më praktik se që ka qenë përpara. Me dinamikë të jetës më të strukturuar.
Ne po e ndryshojmë gradualisht veten dhe hapësirën ku jetojmë.
Zhvillimi i kësaj sfere profesionale në Kosovë, shihet si njëri ndër katalizatorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Shihet si njëra ndër industritë me zhvillimin më të madh dhe më dinamik.
E për tu bërë pjesë e këtyre trendeve dhe për ta treguar potencialin tuaj, tashmë keni mundësinë që edhe ju të jeni pjesë e këtyre ndryshimeve me anë të shkollimit që ofron Cacttus Education.
Është shkollë profesionale me kohëzgjatje dy vjeçare e cila fokusohet në zhvillimin e shkathtësive praktike, zbatimin e projekteve reale dhe plotësimin e tyre me teorinë adekuate, si rezultat i së cilës ofrohet lidhja e menjëhershme me tregun e punës.
Ajo çka ju ofrohet studentëve në këtë shkollë përveç cilësisë së lartë të edukimit profesional në fushën e teknologjisë informative, janë edhe udhëzimet e më tutjeshme në karrierë nga Qendra Këshilluese për Karrierë në kuadër të Cacttus Education.