Imam Gazaliu ka ekspozuar një program rreth edukimit të fëmijëve i cili është hartuar në formën e obligimeve të prindërve ndaj fëmijëve, si vijon:
Ta edukojë dhe riedukojë, t’ia mësojë tiparet e bukura dhe pozitive, por gjithashtu ta ruaj nga shoqëria e keqe.
Nuk duhet t’ia bësh të dashura stolisjet dhe lehtësimet që të mos mësohet në to dhe t’i paraqesë pengesë gjatë rimëkëmbjes në jetë.
Duhet t’ia bësh zakon dhe familjarizosh me rroba modeste dhe të denja.
Gjatë edukimit duhet përdor metodat e shpërblimit dhe ndëshkimit, dhe lavdërim para njerëzve. Nuk duhet ndëshkuar për çdo gabim, por disa prej tyre duhet neglizhuar, posaçërisht nëse fëmiu tregon shenja turpëri dhe mundohet t’i fsheh. Ndëshkimi nuk duhet të jetë publik që të mos shkaktojë të jetë i pasjellshëm dhe krenar. Ndëshkimi të jetë i lehtë dhe i matur, ashtu që fëmiu të mos jetë indiferent kur t’i adresohet kritikë apo të qortohet.
T’i ndalohet lavdërimi në mesin e shokëve me atë që posedon ai apo prindërit e tij, por të mësohet në modesti dhe mënyrë të mirë të folurit.
Duhet mësuar të jep, dhe jo të merr, madje edhe sikur të jetë nevojtar.
Të mos ia lejojë atë që nuk është në rregullat e mirësjelljes, sikur pështymja dhe gogësima.
Të mos i lejosh të betohet, kur ta thotë të vërtetën apo të pavërtetën.
T’ia mësojë maturinë në bisedë dhe të fletë vetëm atëherë kur ka nevojë për fjalë.
T’ia mësojë durimin.
T’ia lejojë lojërat pas kryerjes së mësimeve me qëllim që të relaksohet dhe pushojë, ta rikthejë forcën mendore dhe koncentrimin ashtu që mësimi të mos e rëndojë apo ti bëhet i mërzitshëm.
T’i hakmerret se nuk guxon të vjedhë, konsumojë haram dhe gjithçka numërohet në vepra të këqija.
Kur të afrohet mosha madhore, nuk duhet toleruar lëshimet rreth parimeve sheriatike.
“O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” (El-Furkân, 74.)
ABDULKADIR INDŽIĆ
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)