Pse Agim Veliu e injoroi rivarrimin e Zahir Pajazitit?

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit dhe Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e vrasjes së Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti.

I pari i Podujevës nuk u pa fare në ceremoninë që u mbajt në kompleksin memorial në Turuqicë që mblodhi shumë fytyra të njohura të luftës dhe qytetarë të Podujevës.

Madje në Podujevë nuk kishte asnjë paralajmërim për këtë ngjarje anipse rruga kresore dhe qendra mbajnë emrin e heroit kombëtar, “Zahir Pajaziti”.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me Veliun, por që i njëjti nuk e ka hapur telefonin duke zgjedhur heshtjen si mënyrën e tij më të mirë përballë kësaj ngjarje historike.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnlullahu e Edmond Hoxha janë tre nga çlirimtarët dhe dëshmorët e shquar llapjanë që kishin rënë dëshmorë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë./Indeksonline/

Artikulli paraprakFDH publikon dosjen se si u fshehën në Serbi trupat e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë
Artikulli vijuesMotra e Edmond Hoxhës: Komandantët nuk e donin Kosovën siç është sot