
Pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë orën në dorën e majtë dhe shumica e tyre nuk e dinë historinë e kësaj simbolike.
Vënia e orës në dorën e majtë iu mundëson personave që e kanë dominuese dorën e djathtë të manovrojnë më lehtë me aktivitetet e tyre.
Pra, nëse në përditshmërinë tuaj përdorni më së shumti dorën e djathtë, e keni më të thjeshtë ta shikoni orën në dorën e majtë.
Në fakt, orët e dorës kanë filluar të bëhen të njohura rreth kohës së Luftës së Boerit.
Atëherë, ushtarët kishin arritur që orët e xhepit, me ndihmë të një rripi lëkure, t’i shndërronin në orë dore.
Ato përdoreshin nga zyrtarët e lartë për koordinimin e aktiviteteve ushtarake. Ato ishin edhe delikate dhe thyheshin me lehtësi.
Kështu, ushtarakët i vinin ato orë në dorën të cilën nuk e kishin dominuese, në mënyrë që të shmangnin dëmtimin e tyre.