PUTIN KËTË JAVË DO TË TAKOHET ME AHMEDINEXHAD

Është bërë e ditur që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin këtë javë do të takohet me Presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinexhad.

Juri Ushakov, ish-ambasadori i Rusisë në Uashington dhe këshilltari i Putinit për politikë të jashtme, në deklaratën e tij të bërë për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, ka thënë se Putin do të takohet me Ahmedinexhadin gjatë mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që do të organizohet në Pekin.

Duke e bërë të ditur se Putin në saje të këtij takimi do të informohet në lidhje me problemin nuklear të Iranit dhe në lidhje me perceptimin e këtij problemi në Teheran, Ushakov tha: “Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatet e dala nga mbledhja e fundit në lidhje me programin nuklear të Iranit, por jemi të vendosur që këto bisedime të vazhdojnë në mënyrë reciproke”.

Bie në sy takimi i Putinit me Ahmedinexhadin, i cili në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që organizohet më 6-7 qershor merr pjesë në cilësinë e vendit vëzhgues, para mbledhjes së programit nuklear të Iranit që do të mbahet në Moskë më 18-19 qershor.

Ushakov bëri të ditur se Putin në Pekin do të takohet edhe me Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai dhe shtoi se takimi me Karzain do të jetë i dobishëm për të dyja vendet./trt/kohaislame

Artikulli paraprakMEKSIKË – KOMANDOT VRASIN 11 PERSONA NË NJË QENDËR DEZINTOKSIKIMI NGA DROGA
Artikulli vijuesPIE: Google Chrome me metodë të re për leximin dhe shqiptimin e anglishtes