Qato Arabët e këqinjë – Kosovë, vihet gurthemeli i spitalit të Pediatrisë, donacion i Emirateve

Sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Spitalit të ri të Pediatrisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve me donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë prej 22 milionë eurosh

 

 

PRISHTINË (AA) – Në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Spitalit të ri të Pediatrisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve i cili do të emërtohet sipas Mbretëreshës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheika Fatima bin Mubarak, e cila ka dhuruar 22 milionë euro për ndërtimin e njërit prej institucioneve më moderne për shëndetin e fëmijëve në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrja e shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), dr. Maitha Al Shamsi dhe e dërguara e posaçme e mbretëreshës Sheika Fatima bin Mubarak, ambasadorja e EBA Havsa al Ulama, Dr.Maha Barakat drejtoresha e autoritetit të shëndetësisë së Abu Dhabit, si dhe ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, kanë hedhur gurthemelin për ndërtimin e spitalit modern për fëmijë në një ceremoni solemne ku përveç tyre, morën pjesë edhe personalitete tjera politike, mjekë dhe profesorë të QKUK-së.

Presidentja Jahjaga, këtë ditë e quajti si shumë të rëndësishme për shëndetësinë e Kosovës, në veçanti për shëndetësinë e fëmijëve.

“Sot shënohet një kthesë në shërbimet që iu ofrojmë fëmijëve, për t’iu garantuar një jetë të shëndetshme dhe pa dyshim një të ardhme më të ndritur. Të gjithë ne krenohemi me faktin se Kosova e ka popullatën më të re në Evropë, por për fat të keq Kosova ende ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave dhe të fëmijëve”, tha Jahjaga.

Ajo theksoi se, çdo ditë në Kosovë dëgjohen lajme të këqija për sëmundjen e fëmijëve kosovarë që nuk mund të trajtohen në vend edhe përkundër ekzistimit të Fondit shtetëror për shërim jashtë shtetit, nuk po mund të trajtohen të gjithë sepse ky fond është i pamjaftueshëm dhe nuk i mbulon të gjitha nevojat dhe kërkesat.

Prandaj, duke e parë këtë situatë dhe buxhetin e kufizuar të Kosovës për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme për ofrimin e shërbimieve shëndetësore për fëmijë, gjatë njërës prej vizitave të saja në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidentja e Kosovës tregoi se ka kërkuar ndihmë nga mikja e saj, Mbretëresha e Emirateve, Sheika Al Fatima bin Murat Mubarak.

“Mbretëresha e EBA-së si një humaniste e madhe e cila ia ka kushtuar një vëmendje të veçantë mirëqenies së fëmijëve dhe nënave, jo vetëm në vendin e saj por edhe përtej, pa hezitim shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur kërkesën për t’iu ofruar Kosovës mundësi për qasje në shërbime shëndetësore të specializuar dhe një jetë me një shëndet më të mirë”, tha Jahjaga.

Dr. Maitha Al Shamsi, ministrja e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, e dërguara e posaçme e Lartmadhërisë së saj Sheika Fatima bint Mubarak, fillimisht përcolli përshëndetjet dhe urimet e mbretëreshës së EBA-së, duke shprehur kënaqësin që është në Kosovë për të filluar realizimin e një projekti që do t’iu ndihmoj fëmijëve kosovarë.

“Në emër të Lartmadhërisë së Saj, ne jemi këtu për të vendosur gurthemelin për Spitalin e Pediatrisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve ‘Sheikha Fatima bint Mubarak’. Ky spital modern është dhuratë dhe shenjë dashurie për fëmijët e Kosovës dhe përkon me Ditën e Nënës, 21 marsin. Kjo dhuratë simbolizon bindjet e Lartëmadhërisë së saj e cila beson se kujdesi shëndetësor është bazë e zhvillimit të cilësdo shoqëri dhe paraqet bërthamën e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, për një shoqëri me një të ardhme të qëndrueshme”, tha Dr. Maitha Al Shamsi.

Ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Imet Rrahmani e quajti këtë ditë si shumë të veçantë në zhvillimin e shëndetësisë kosovare, në veçanti të kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët kosovarë.

Ai falënderoi EBA-të për donacionin e jashtëzakonshëm i cili paraqet investimin më të madh dhe më të kushtueshëm që është bërë deri tash në infrastrukturën e shëndetësisë së Kosovës, pas luftës dhe njëherësh falënderoi Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj në këtë drejtim.

Artikulli paraprakAvioni i nisur nga Tirana në Bruksel ulet në Paris
Artikulli vijuesOJQ: Policia e Maqedonisë rrah 33 refugjatë