Ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada, John McCallum duke marrë pjesë në një program ka rikonfirmuar edhe njëherë se do të sjellin në Kanada 25 mijë refugjatë ashtu si edhe kishin premtuar para zgjedhjeve
Qeveria e re e cila në zgjedhjet e mbajtura para një muaji në Kanada pati premtuar se deri për vitin e ri do të sillte në vend 25 mijë sirianë, ka njoftuar se për këtë arsye janë duke punuar 24 orë pa ndërprerje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada, John McCallum duke marrë pjesë në një program ka rikonfirmuar edhe njëherë se do të sjellin në Kanada 25 mijë refugjatë ashtu si edhe kishin premtuar para zgjedhjeve.
Ministri McCallum, duke shpjeguar se janë duke kryer punime të përbashkëta me ministritë e Mbrojtjes dhe Sigurisë Publike, u shpreh se: “Për këtë punë po punojmë 24 orë pa ndërprerje me punonjësit e ministrive”.
– “Kemi 7 javë”-
McCallum ka rikujtuar se kanë një kohë të shkurtër prej 7 javësh dhe ka shtuar se: “Jemi duke shqyrtuar në tryezë të gjitha opsionet. Bazat ushtarake janë një mundësi, ndërsa një opsion tjetër janë edhe transporti ajror, gjithashtu nuk kemi përjashtuar edhe atë të rrugës detare. Por nuk duhet të harrohet se është një numër i madh që duhet të menaxhohet në një kohë shumë të shkurtër”.
Do të rishqyrtohen shërbimet shëndetësore për refugjatët të cilat janë kufizuar për arsye ekonomike nga qeveria e mëparshme dhe do të vendosen në zbatim duke u zgjeruar edhe më shumë në krahasim me më parë, ka pohuar ndër të tjera ministri McCallum.
Partia Liberale gjatë zgjedhjeve të mbajtur më 19 tetor në Kanada kishte premtuar se deri në fund të vitit 2015 do të sillte 25 mijë sirianë në Kanada. Qeveria nën udhëheqjen e Justin Trudeau në lidhje me premtimet për refugjatët mbështetet edhe nga qeveritë e provincave në vend.