Qeveria mbetet e përkushtuar në ruajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm makroekonomik, fuqizimit të rritjes ekonomike, dhe perspektivës më të mirë të punësimit.
Korniza e përgjithshme e politikave të PRE-së është një kombinim i: (1) politikave fiskale të bazuara në rregulla të orientuara drejt stabilitetit të financave publike brenda hapësirës së disponueshme fiskale, në mbështetje të rritjes ekonomike përmes investimeve kapitale, rritjes së financimit për fushat prioritare, dhe lehtësirave tatimore për prodhuesit vendor; dhe (2) reformave prioritare strukturore që adresojnë pengesat kryesore për rritje ekonomike, në mbështetje të zhvillimit të sektorëve ekonomik konkurrues, dhe sigurojnë se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse dhe synon rritjen e mirëqenies.
Procesi i hartimit të Programit të Reformave në Ekonomi (PRE) 2018-2020 është udhëhequr nga Ministri i Financave si Koordinator Nacional, dhe është koordinuar nga Ministria e Financave, Zyra për Planifikim Strategjik (ZPS) e Zyrës e Kryeministrit, si dhe koordinatorët e fushave nga ministritë e linjës. Koordinatorët janë takuar rregullisht për të diskutuar përmbajtjen e masave, konsistencën e tyre me dokumentet përkatëse strategjike dhe rekomandimet e politikave që kanë rezultuar nga Dialogu Ekonomik dhe Fiskal me Komisionin Evropian.Kumti.com
Për më shumë shkarko dokumentin në linkun e më poshtëm:
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/3A3F7868-9B7F-45C6-9826-189C0629CEDD.pdf