Qeveria ul shpenzimet e luksit

Raporti tremujor financiar i buxhetit të Republikës së Kosovës tregon se Qeveria “Mustafa” ka ulur shpenzimet në mallra dhe shërbime për 13%. Me këtë raport konstatohet se gjatë këtyre tre muajve janar – mars 2015 janë shpenzuar më pak mjete për mallra dhe shërbime për 13 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Po ashtu, në raport thuhet se sa i përket derivateve dhe lëndëve djegëse, shpenzimet janë më të ulëta për 20 për qind.

 
Shkurtime dhe ulje të shpenzimeve vërehet edhe sa i përket blerjes së mobilieve, pajisjeve, për 27 për qind. Shpenzimet janë ulur edhe sa i përket shërbimeve të telekomunikimit, të cilat janë më të ulëta për 15 për qind dhe shpenzimet e udhëtimit janë më të ulëta për 33 për qind. 
 
Në raport po ashtu theksohet se pagesat (të dalat) për periudhën 1 janar – 31 mars 2015, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve, si dhe fondet në mirëbesim, kanë qenë 299.29 milionë euro dhe paraqesin 17% të planit të përgjithshëm vjetor, ndërsa thuhet se ka pasur një rritje prej 12%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.kohaislame
Artikulli paraprakShaljanët inkurajohen të kultivojnë bimët mjekësore
Artikulli vijuesKardiologët kërcënojnë me grevë