Këto janë me të vërtetë përgjegjës për fatkeqësitë tona (Sarkozi, Holanda dhe Marine …). Për Zhak Shirak, Franca kishte vetëm miq dhe aleatë në botën arabe. Franca ishte perceptua si një komb që promovonte paqen dhe dialogun.
Më pas Sarkozy mbërriti dhe çdo gjë ndryshoi. Miqtë tanë të djeshme janë bërë armiqtë tanë të sotshëm. Aleatët tanë janë bërë kundërshtarët tanë.
Në Afganistan, Irak, Libi, Çad, Siri ne kemi mbjellë vdekje dhe terror. Ne kemi kërkuar për të imponuar “demokraci” me bomba mbi njerëzit që nuk duan atë. Ne kemi kërkuar të eksportojmë vlera që vetë si besojmë më. Ne kemi shkaktuar kaq shumë vuajtje, sa që sot korrim atë që kemi mbjellur.
Politikanët tanë bëjnë lufta, në vend se të merren me problemet serioze të vendit tonë. Papunësia është në rritje, varfëria është përhapur, pensionistët tanë kërkojnë nëpër kanta të plehrave për të mbijetuar, rinia jonë më ka humb shpresën kurse qeveritë tona shpenzojnë miliarda për të bombarduar vendet dhe popujt e huaj.
Mjaft më në përzierje të punëve të botës. Ne nuk jemi as shembull për të ndjekur e as drejtues.
Është koha për të hapur sytë tuaj: duke mbjellur urrejtjen, përhapjen e racizmit dhe vdekjen, ne po korrim terrorizmin dhe frikën.
Dhe këta politikanët e papërgjegjshëm që na çojnë drejt humnerës, këta zjarrfikës zjarrvënës, që përfitojnë nga terrorizmi për të shkaktuar gjendjen e jashtëzakonshme, të zvogëlojnë liritë tona dhe na drejtojnë kundër njëri-tjetrit e që rrezikon të shkaktojë një luftë civile në vendet tona.
Këta politikanë që na qeverisin nuk e meritojnë besimin tonë, pasi që na tradhtuan. Nuk ka asnjë që mund ta shpëton tjetrin.
Pavarësisht dhimbjes së madhe, zemërimit të ligjshëm dhe trishtim që e ndjemë ne të gjithë, ne duhet të mbetemi të kthjellët dhe të bashkuar.
Të mos e gabojmë armikun dhe të mos i detyrojmë bashkatdhetarët tanë myslimanë t’i paguajnë pasojat e luftës së çmendur të qeverive tona. Ne jemi duke u qeverisur nga zjarrfikësit zjarrvënës të cilët janë me të vërtetë përgjegjës për atë që ne jemi duke përjetuar.
Le të mos lejojmë të devijojmë nga emocionet por t’i lëmë vend kthjelltësisë dhe arsyes.
Këta politikanë nuk janë të kualifikuar për të garantuar sigurinë tonë, sepse politika e tyre e luftës do të favorizon edhe më tepër terrorizmin.
Eric Cantona