Rreth 500 profesorë të Universitetit të Prishtinës refuzojnë të nënshkruajnë kontratat e reja, sipas vendimit më të fundit të Rektoratit, nëpërmjet të cilit profesorët e rregullt të cilët janë të zgjedhur ose të emëruar në institucione tjera, do të kenë statusin e profesorëve të angazhuar. Po ashtu ata paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës. Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se profesorët nuk i janë përgjigjur ende ftesës së Rektoratit të UP-së që të nënshkruajnë kontratat e reja, bazuar në këtë vendim. Ndërsa, numri i madh i atyre që po refuzojnë këto kontrata janë profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët njëkohësisht punojnë edhe si mjekë në Qendrën Klinike Universitare, pagën e së cilës deri tashmë e kanë pranuar si gjysmënormë, e jo të plotë. Pastaj, janë ata të Fakultetit Juridik që janë zgjedhur ose emëruar në institucione të tjera pos UP-së, por ka profesorë edhe nga të gjitha fakultetet tjera. E nëse profesorët nuk nënshkruajnë këto kontrata, atëherë vihet në pikëpyetje vazhdimi i akreditimit të programeve, meqë kuadri profesional është kusht thelbësor për akreditim. Gazeta ka siguruar dëshmi se një numër i madh i profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë janë ankuar në Inspektoratin e Punës rreth këtij vendimi.
You Might also Like
Kosova dhe Pakistani arrijnë marrëveshje diplomatike
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe homologu i tij pakistanez, Malik Amad Khan,…
By
2 Min Read
Ban Ki-moon, i mirëpritur pa Rezolutën 1244
Përfaqësues të partive politike të vendit vlerësojnë se vizita e pritur e Sekretarit të Përgjithshëm…
By
1 Min Read
Drejtori i Valës rrahet nga Drejtori i Policisë
Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Prishtinë, në mes të figurave të njohura publike…
By
2 Min Read
Rëndësia e Gjykatës Speciale dhe arrestimet e eprorëve të UÇK-së
Formimi i Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të periudhës 1998 deri 2000 nuk do…
By
7 Min Read
“Gazetarë para-historik” e jo “Hoxhallarë para historik”! (Video)
“Gazetarë para-historik” e jo “Hoxhallarë para historik”! Gjatë ditës nuk pata kohë të shfletoja lajmet…
By
2 Min Read
Arrestohet një i dyshuar për fajde
Në mëngjesin e sotëm policia në Ferizaj me urdhër të gjykatës themelore të këtij qyteti…
By
1 Min Read
