QKUK-ja nuk e di se për kë i kryen analizat laboratorike

Një hetim i brendshëm ka nisur në Qendrën Klinike Universitare pas dyshimeve që infermieret dhe mjekët e klinikave të QKUK-së për një kohë të gjatë e kanë mashtruar Klinikën e Biokimisë.
Jo të gjithë reagensat që janë shpenzuar nga kjo klinikë janë përdorur për pacientët e hospitalizuar.
 
Një burim i ka thënë gazetës se ka dyshime që mjekët e klinikave të tjera i kanë dërguar mostrat për analiza dhe se ato mostra nuk kanë qenë të pacientëve të QKUK-së.
 
“Mjekët dhe infermierët kanë dorëzuar pa kontroll në Klinikën e Biokimisë. Në bazë të ligjit, QKUK-ja nuk i përpunon analizat e pacientëve që nuk janë të shtrirë në QKUK, andaj ka qenë e pamundur që ai numër të jetë real”, i ka thënë ky burim gazetës Koha Ditore. 
Artikulli paraprakTomë Gashi: Gërxhaliu ia huqë qëllimisht – Asanajn e vranë e Sopa u vetëvra
Artikulli vijues​Rusia hakon kompjuterët e Pentagonit