Akadaemiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dërguar një mesazh jo pak akuzues për pushtetin sot në Kosovës.
Ky është postimi i tij:
“Në qoftë se arrin që prej një kombi qytetarësh të bëjë shoqëri të turpshme gënjeshtarësh; në qoftë se e bën atdheun të skuqet për shkak të këqijave zyrtare; në qoftë se lejon që të fundosemi në tragjedi të vërteta të korrupsionit; në qoftë se lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit – ky pushtet, të jeni të sigurt, do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet, si ai i vitit 1789, po në kurthin e vet. Dhe, meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundërrevolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe revolucionin e përbuzjes”, është një mesazh i akademikut Rexhep Qosja, që të kujton pushtetin e sotshëm në Kosovë, i dërguar përmes citimit të Alfons de Lamartinit, bashkëkohësit të Revolucionit Borgjez Francez.