Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë.
Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe paraqitja e pikave të zeza.
Patate me lëng limoni:
Fillimisht duhet ta bëni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni.
Përzieni të gjithë përbërësit dhe do ta fitoni lëngun të cilin duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini ashtu për 15 minuta.
Pastaj e pastroni fytyrën me ujë të vakët.
Patate dhe qepë:
Për përgatitjen e kësaj maske duhet ta përzieni lëngun e një patates me gjysmë qepe.
Produktin e fituar e aplikoni në zonën e prekur dhe e lini për 10 minuta para se ta pastroni me ujë.
Patate dhe karotë:
Për këtë maskë duhet lëngu i një patates dhe një karotë.
Aplikojeni produktin në zonën e prekur dhe lëreni ashtu për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.