Qyteti sirian i rrafshuar nga lufta (Video)

Pas gati pesë vitesh konflikti të armatosur, pjesë të mëdha të Homsit në Siri janë rrafshuar plotësisht.

Videoja e mëposhtme sjell gjendjen aktuale të qytetit të tretë më të madh në vend, arenë përplasjesh të përgjakshme që nga pranvera e 2011-s.

Filmimi është publikuar nga një ueb-faqe e afërt me televizionin shtetëror rus VGTRK.

I cilësuar si “kryeqyteti i revolucionit”, Homsi iu rimor kryengritësve nga forcat e presidentit Bashar al Asad dhe tani zona është nën kontrollin e qeverisë.

Pjesa dërrmuese e qytetit tani është e pabanueshme, me ndërtesa të shkatërruara dhe kaosin që mbizotëron gjithandej.

https://www.youtube.com/watch?v=kzk2coW9LT0

Artikulli paraprakUNICEF: Shumica e emigrantëve janë fëmijë dhe femra
Artikulli vijuesQeveria gjermane miratoi masa më të ashpra gjatë dhënies së azilit