Rama përkujton Hoxhë Kadri Prishtinën, e quan patriot e vizionar mbarëkombëtar

Kryeministri Edi Rama, të premten e ka kujtuar Hoxhë Kadri Prishtinën, në përvjetorin e tij të vdekjes.

Kur të gjithë liderët tjerë janë marrë me urimet për presidentin Trump që u inaugurua në krye të SHBA-ve, Rama ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se “Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë”.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijëtarit të madh islam dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë Kadri Prishtinës, kjo e vërtetë e madhe që na bën krenar duhet rithënë për t’ua transmetuar brezave që përballen sot me lloj-lloj falsifikimesh historike e ideologjike”, ka shkruar Rama, përcjell Koha.net. “Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës nuk ishte më e pakta vepër që Hoxhë Kadriu la në histori; gazetat që botoi në Shkodër dhe veprimtaria pedagogjike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura të historisë sonë kombëtare”, ka shtuar më tej Rama.

Artikulli paraprakMbi debatin rreth deklarimit të Rexhep Qosjes mbi “këmbimin e territoreve – Sulejman Abazi
Artikulli vijues“Fondacioni i Soros, pjesë e grushtit të shtetit më 21 Janar