Besimtarët në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, vazhdojnë ritet e tyre fetare të muajit të Ramazanit nën hijen e ngjarjeve të dhunshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarë të shumtë të Bagdadit blejnë produktet e tyre të nevojshme në një nga tregjet më të mëdha në këtë qytet i cili ndodhet pranë tyrbes Ebu Hanife en-Numan dhe xhamisë Imam Azam. Edhe pse ky treg ka qenë herë pas here shënjestër sulmesh vetëvrasëse, ende është një nga vendet më të populluara ku banorët e këtij qyteti e frekuentojnë për blerjen e produkteve për muajin e Ramazanit. Ndërkohë për shkak të temperaturave të larta njerëzit mbushin tregun më shumë në orët e hershme të mëngjesit.
Qytetarët e Bagdadit shprehen se e vetmja gjë që kërkojnë është të kryejnë lutjet e tyre në një ambient të qetë dhe të sigurtë. Ndërkohë produktet që tregtohen më shumë në tregjet e këtij qyteti janë ato me origjinë turke të cilat konsistojnë në ushqime dhe pije freskuese.