“Mediat raportojnë se policia maqedonase ka arrestuar me dhjetëra të dyshuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe për regrutim të rinjshë nga Maqedonia për pjesmarrje në këto luftëra! Dhe jo se Maqedonia nuk duhet t’i bashkëngjitet betejës kundër terrorizmave të ndryshëm, jo se mes shqiptarëve të Maqedonisë nuk ka të atillë që janë fatkeqësi e dyfishtë – edhe e shqiptarisë edhe e fesë myslimane të cilës i takojnë – por, a ka ndonjë burrë që mundë t’u shpjegojë shqiptarëve të Maqedonisë si t’i besojnë policisë e cila në vitin 2002, në emër të luftës ‘kundër terrorizmit islamik’, likuidoi 7 emigrantë të pafajshëm pakestinezë, policisë që likuidoi Harun Aliun me shokët, që bëri regjinë e “Sopotit”, ‘Brodecit’, ‘Monstrës’, e së fundmi edhe atë të natës së tmerrshme në Kumanovë, policisë e cila jo njëherë ka prodhuar ‘radikalë islamikë’ aty ku nuk ka, mbase për t’i mbuluar radikalët e vërtetë, por të dobishëm për të, ata të cilët ajo edhe i ka burgosur, por pasi që i ka ‘harxhuar’ duke i përdorur në ‘aksionet’ për të komprometuar çdo gjë shqiptare, si për shembull, protestat e rinisë shqiptare kundër padrejtësive të ndryshme! Pra, a ka ndonjërin që mund t’u shpjegojë shqiptarëve të Maqedonisë, si ata t’i besojnë policisë së regjimit të kriminalizuar të VMRO-BDI-së, policisë e cila edhe aksionet e ligjshme, i ndërmerr vetëm atëherë kur dëshiron ta mbulojë fytyrën e vet kriminale, apo kur donë ta kthej kredibilitetin e humbur te ndërkombëtarët!” (Kim Mehmeti)