Në një prononcim të tij për Anadolu Agency, kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ka deklaruar se sulmi paraqet agresion të pakontrolluar dhe të çmendur.
“Viteve të fundit populli hebrenj në Izrael sikurse ka ndaluar vizitën e kompleksit të xhamisë Al Aksa, e cila në parimet fundamentale islame është njëra nga tre qendrat e dritës së Islamit. Çdo agresion mbi këtë xhami paraqet agresion edhe ndaj Islamit si dhe ndaj popullit musliman kudo që ndodhet në botë”, u shpreh ai.
Rexhepi thekson se gjithmonë ka dashur që populli hebre të sillet ndryshe nga siç sillet, duke ketrajtuar fëmijë, gra, pleq dhe të pafajshëm.