Sa do të ishte madhësia e gjithë arit të bashkuar

0
216
Këshilli Botëror për Ari vlerëson se sot në qarkullim janë rreth 171.300 tonë të këtij metali fisnik dhe se gjysma e tij është e shkrirë në stoli, 20 për qind shërben për si investim, 10 për qind shfrytëzohet në industri, ndërsa pjesa tjetër në bankat qendrore në shërbimin për rezerva revizore.
 
Njëri nga investitorët më të pasur në botë Warren Buffet pohon se sikur ari në botë shndërrohej në një katror, anët e tij do të ishin të gjata së paku 20 metra, ndërsa analistë të tjerë pohojnë se ai katror do të kishte anët deri në 50 metra, njoftojnë medie të huaja, transmeton Koha.net.
 
Vlerësimi i Këshillit Botëror për Ari prej rreth 171.300 tonë, nuk përfshin sasitë që gjenden nën tokë e vlerësimet e analistëve tjerë për sasinë e përgjithshme thonë se janë nga 155.244 tonë deri në 2,5 milionë tonë ari.
 
Nuk tregohen xeheroret më të mëdha të arit në botë, e as Trepça, në xehet e të cilës ka një sasi relative të arit.
 
Kërkesa botërore për arin është zvogëluar 9.2 për qind në tremujorin e parë të këtij viti dhe ajo ka qenë 1.032 tonë në krahasim me 990 tonë sa kanë qenë në të njëjtën periudhë vjet.
 
Aktualisht çmimi i arit për një unc (rreth 30 gram) është 1200 dollarë./KOHA