Robërimi i krijesave ndaj Allahut

Robërimi i krijesave ndaj Allahut ndahet në tre kategori:

1. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e përgjithëshm. Në këtë kategori marrin pjesë të gjitha krijesat; të mirët dhe të këqinjtë, besimtarët dhe jo besimtarët. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Çdo gjë që është në qiej e në tokë atë ditë do t’i vijë Mëshiruesit si rob (i nënshtruar).” Merjem, 93.

Ky është robërimi i nënshtrimit, të gjitha krijesat janë robër të Allahut të nënshtruar ndaj tij.

2. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e veçantë. Ky është robërimi (nënshtrimi) adhurimit, pra robërimi që i kushtojnë Allahut robërit e mirë dhe në këtë lloj robërimi hyn çdokush që e adhuron Allahun me atë që Ai ka ligjëruar. Allahu ka thënë: “Dhe robërit e Allahut janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë.” Furkan, 63.

Ndaj për këtë i bashkangjiti ata tek emri i Tij, kjo për të treguar se ata kanë arritur në këtë gjendje si shkak i mëshirës së Tij dhe kjo bashkangjitje është në shenjë nderimi.

3. Robërimi në aspektin më të veçantë se ajo para saj. Edhe ky është robërimi (nënshtrimi) i adhurimit. Ky lloj është i veçantë për profetët dhe të dërguarit të cilëve nuk i afrohet askush në adhurimin që ata kryejnë. Allahu ka thënë: “Dhe ti përkujto robërit Tanë (të dërguarit).” Sad, 45.

Allahu ka thënë për Nuhun (alejhi selam): “Ai ka qënë rob falenderues.” Isra, 3.

Për Daudin (alejhi selam): “Dhe përkujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin (në fe e trup). Vërtet, ai gjithnjë i drejtohej Allahut.” Sad, 17.

Ndërsa për Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Kudsit).” Isra, 1.

Po ashtu ka thënë: “Dhe se kur u ngrit robi i Allahut ta adhurojë Atë.” Xhin,19.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu/klubikulturor/kohaislame

Artikulli paraprakRrahje masive në veri
Artikulli vijuesCilësitë e burrërisë në Kur’anin Famëlartë