Rrahje masive në veri

Rrahje masive në mes të dy grupeve serbësh, me ç’rast 4 persona janë lënduar, ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës Sipas burimeve të Kosovapress-it, në këtë rrahje janë përfshirë grupi i serbëve ‘Brdani’ nga ‘Kroi i Vitakut’ dhe grupi tjetër i quajtur ‘KM-Firma’ në mesin e të cilëve ka shumë fansa të KF ‘Partizan’ nga Beogradi.

“E tërë ngjarja është zhvilluar rreth orës 01:00 pas mesnate dhe ka zgjatur po thuajse një orë. Ka pasur shumë zhurmë dhe skena si në filma nëpër lokacione të ndryshme të qytetit, të cilat kanë shqetësuar tej mase banorët e këtushëm, ndërsa janë zhvilluar edhe ndjekje me automjete. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë rrahje kanë qenë edhe dy fëmijët e eprorit të lartë të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojic, (ish zv.drejtor i policisë rajonale të veriut, tani shef i operativës) djali i madh Andrija, dhe tjetri më i ri, emri i të cilit nuk dihet”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se të dy djemtë e eprorit policor, Zhelko Bojic, janë në mesin e të lënduarve dhe ndodhen në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Mësohet, po ashtu, se policia nuk ka reaguar fare dhe as që është hapur rast, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së dy fëmijëve të eprorit të lartë policor Bojic

“Në krejt këtë tollovi ka marrë pjesë edhe personi me nofkën ‘Penzija’, i cili është nga qyteti i Krushevcit të Serbisë, dhe kohë të gjatë fshihet në veri të Mitrovicës, për shkak të dyshimit të pjesëmarrjes së tij në një rast vrasjeje kohë më parë në Serbi”, theksuan burimet.

‘Penzija’, vazhdojnë burimet, i cili punon në një pompë derivatesh në fshatin Rudarë të Zveqanit, pronë e bosit të krimit në veri, Zvonko Veselinovic, ka mbështetjen e këtij të fundit, andaj edhe nuk kapet nga policia. /Kosovapress/kohaislame

Artikulli paraprakA po monopolizohet shamia?
Artikulli vijuesRobërimi i krijesave ndaj Allahut