Rokerja me ferexhe (Video)

Kur Gisele Marie shfaqet në skenë ajo shpesh lë pa fjalë publikun duke e lënë të hutuar.

Ajo pranon se Islami dhe muzika metalike apo e tingujve të rokut nuk përshtatet aspak, megjithatë dëshiron që të bëjë atë që dëgjuesit të ndjejnë përtej asaj që shohin veshjen e saj burka, ngase muzika nuk ka kufijë.

Muzikantja myslimane e tingujve të rokut e cili shfaqet në skenë e tëra e mbështjellur tha se, ka shumë njerëz të cilët luajnë të gjitha llojet e stileve muzikore dhe të gjithë këta vijnë nga të gjithë llojet e feve.

Kështu kitaristja e një rryme muzikore të vecantë Gisele, pohoi për reuters, që feja nuk ka të bëjë asgjë me kategoritë e ndryshme që bart muzika, ngase dicka të tillë kanë bërë edhe të tjerët më parë, transmeton Klan Kosova.

Ajo gjithashtu thotë se temat në muzikën e saj janë gjithmonë në konstruktin pozitiv, edhe pse ato mund të ngrejnë disa kritika në lidhje me mënyrën se jetojmë në ditët e sotme, por qëllimi i saj është që të përçojë gjithmonë mesazhe pozitive.

Marie shpreson se pozitiviteti i saj shtrihet përtej muzikës dhe ndihmon të thyejnë barrierat mënyrë që të tjerët të fillojnë të shikojnë përtej veshjes burka.

https://www.youtube.com/watch?v=IBADL6Ubq6I

Artikulli paraprakAlma Lama kundër Ramushit i cili tha se Hoxhallarët duhet paguar nga shteti
Artikulli vijuesIsmaili optimist para turneut në Sllovaki