RRËNOHEN THEMELET E XHAMISË NË TASLIGJE

0
103

Në kohën kur në Prishtinë vazhdimisht është duke u kërkuar ndërtimi i xhamive nga besimtarët mysliman, Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për rrënimin e themeleve të një xhamie në lagjen Tasligje.

Inspektorati komunal e ka kryer këtë aksion pasi sipas tyre objekti nuk ka leje ndërtimi. Një qytetar i kësaj lagjeje i quajtur Sefë Sefa ka nisur së ndërtuari këtë xhami kohë më parë dhe insiston se pavarësisht rrënimit do ta ndërtoj me vetëfinancim xhaminë.

Jo të drejtë e quan vendimin për rrënimin e themeleve, pasi thotë se po e ndërton në oborrin e tij e që është pronë private. Por iniciativa e Sefës nuk është se përkrahet nga fqinjët e të cilët zotohen se nuk do ta lejojnë ndërtimin e xhamisë në këtë lokacion. kohaislame