TUBAN (AA) – Ushtria e Indonezisë është vënë në kërkim të kutisë së zezë të helikopterit i cili u rrëzua gjatë një operacioni për kapjen e personit më të kërkuar në shtet. Në përplasjen e helikopterit në ishullin Sulawesi jetën e kanë humbur 13 ushtarakë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i ushtrisë Gatot Nurmantyo deklaroi për agjencinë kombëtare të lajmeve Antara se për momentin janë duke e kërkuar kutinë e zezë për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Helikopteri i blerë në vitin 2012 nga Kanadaja, besohet të ketë shpërthyer në ajër dhe pastaj të ketë rënë në një zonë problematike në qytetin Poso. Operacioni kishte për qëllim të kapë grupin të cilin e udhëheq Abu Wardah Santoso, për të cilin besohet se mbanë lidhje me DAESH-in.