Çmimi i naftës është rritur rreth 3%, pasi Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje për të kërkuar mënyra për të stabilizuar tregun e naftës.
Pas një takimi të mbajtur ndërmjet ministrave të Rusisë dhe Arabisë Saudite, sipas marrëveshjes së arritur, njoftojnë se çmimi i naftës ka shënuar rritje.
Ky njoftimi u bë nga ministrat e energjisë të të dyja vendeve, Aleksandër Novak dhe Khalid al-Falih. Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit me 1.28 dollarë.
Sipas një deklarate u tha se plani ishte për të mbështetur “stabilitetin e tregut të naftës duke siguruar një nivel të qëndrueshëm të investimeve afat gjate.”
Në fillim të vitit 2016 çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët gjatë 13 vjetëve të fundit.
Ministri Novak tha se marrëveshja, e cila mund të përfshijë përpjekjet për të kufizuar prodhimin e naftës, ishte një “moment historik” në mes të anëtarëve të OPEC-ut, që është karteli i prodhuesve tradicionale të naftës.
Ai shtoi se Rusia është e gatshme për t’u bashkuar me një prodhim të naftës, por homologu i tij saudit Falih, tha se ngrirja e prodhimit të naftës tash nuk është “e nevojshme”.
“Ngrirja e nivelit të prodhimit është një mundësitë e mirë, por që sot kjo nuk është e nevojshme,” ka thënë ai, njofton BBC.
Ministrat e të dy vendeve do të takohen përsëri më vonë këtë muaj dhe përsëri në tetor dhe nëntor. Rusia dhe Arabia Saudite janë dy prodhuesit më të madh të naftës në botë.