"Rritja e islamofobisë dëmton Europën"

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir iu ka kërkuar vendeve evropiane për të qenë më të drejtë dhe për të respektuar të drejtat e mulimanëve që jetojnë në Evropë, duke shprehur shqetësimin mbi rritjen e incidenteve me natyre islamofobike në Perëndim, raporton Anadolu Ageny (AA).
 
“Evropa nuk është vetëm një vend për të krishterët”, tha Volkan Bozkir, duke kujtuar se miliona muslimanë turq jetojnë në Evropë. Bozkir i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në një program të veçantë për Profetin Muhammed organizuar nga “Turkish Islamic Union” i Institutit për Fenë në Bad Kreuznach të Gjermanisë.
 
Gjithashtu Ministri i Turqisë për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir  ka kritikuar ashpër ata që fajësojnë Islamin për terrorizëm. Duke iu referuar rrëzimit të fundit të avionit të Germanwings në jug të Francës, ku mbetën të vdekur mbi 150 persona, dhe ku nga hetimet paraprake konstatohet se bashkë-piloti qëllimisht rrëzoi avionin. Bozkir shtron pyetjet: “Pse një bashkë-pilot gjerman, i cili shkaktoi incidentin, ai nuk quhet një i krishterë terrorist? Pse është Islami gjithmonë i lidhur me terrorizmin?”
 
Ai ka deklaruar se Islami është feja e vetme që ka përcaktuar ligjin dhe parimet morale të nevojshme për njerëzit që të jetojnë në paqe dhe qetësi. “Islami nuk pranon vrasjet, dhe ne do të vazhdojmë ta deklarojmë këtë deri sa tërë populli i vendeve perëndimore të kuptojnë plotësisht këtë”,  shtoi Bozkir.
 
Ai vuri në dukje se nga Anadolli në Andaluzi, dhe nga Afrika në Azi, Islami krijoi shoqëritë në të cilat kombe të ndryshme, kulturat dhe fetë të jetonin së bashku në harmoni, duke përfshirë edhe vende si Jerusalem, Damask, Bagdad, Kajro, Kordoba, dhe Stamboll.
 
Duke shprehur nevojën për të luftuar kundër Islamofobisë, Bozkir vuri në dukje se ka një rritje të sulmeve verbale dhe të diskriminimit, si dhe të gjuhës së urrejtjes dhe politikave kundër muslimanëve në Perëndim. “Islamofobia është krim kundër njerëzimit, si racizmi. Islami, i cili është paqja në kuptim leksikor, kurrë nuk toleron dhe inkurajon terrorizmin” ka deklaruar Ministri turk për Çështjet e Bashkimi Evropian, Volkan Bozkir.
Artikulli paraprakVrau vajzën sepse ishte shtatzënë me kushëririn: Ja si kishte ndodhur ngjarja!
Artikulli vijuesOJQ-ja palestineze: Në burgjet izraelite ka mbi 200 fëmijë palestinezë