Kompleksi impozant i Xhamisë Qendrore në Moskë këtë mëngjes ishte shumë i vogël për të pranuar të gjithë muslimanët të cilët namazin e Bajramit e falën përgjatë rrugës dhe platosë përreth xhamisë.
Ashtu si në pjesën tjetër të botës, muslimanët në Rusi sot shënuan Fitër Bajramin, kurse edhe kjo xhami mëngjesin e sotëm ishte shumë e vogël për të akomoduar të gjithë besimtarët për namazin e Bajramit.
Ceremonia qendrore e Bajramit është mbajtur në Xhaminë Qendrore të Moskës.