Rusia dënon planet izraelite për ndërtimin e vendbanimeve në territorin e Palestinës

1 Min Read
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka dënuar ndërtimin e vendbanimeve të planifikuara izraelite në territorin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Ndërtimi i vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez është i paligjshëm,” tha ministria në një deklaratë.
 
Qeveria ruse konsideron se ky veprim do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet izraelito-palestineze.
 
Komisioni për ndërtimin dhe zhvillimin e Izraelit dje miratoi ndërtimin e 900 njësive të banimit në Ramat Shlomo, që ndodhet në verilindje të Jerusalemit.
Share This Article