Sa kalori djeg një klikim në mouse

Për ne që harxhojmë pjesën më të madhe (dhe më të mirë) të ditës duke punuar mbi tastierën dhe mouse-n e duke qëndruar para ekranit të kompjuterit, edhe ushtrimet më të vogla fizike kanë rëndësi.

Ndoshta mund t’ju ketë shkuar ndonjëherë në mendje se sa kalori djeg klikimi i mouse-t.

Yahoo Japan ka raportuar së fundmi se ka publikuar një libër me titullin “Kthe gjithçka në kalori” (Convert Anything to Calories). Në të shkencëtarët janë përpjekur të bëjnë një llogaritje sa më të përafërt të kalorive që digjen përmes veprimeve të ndryshme dhe një prej tyre është klikimi i mouse-t.

Nëse i referohemi gishtit tregues të një njeriu të zakonshëm, i cili vlerësohet me një vëllim 10.8 cm3 dhe ka peshë 11.7 gram, do të duhen 16.7 mikromole të ATP (adenozinë trifosfat, molekula që transporton energjinë në qeliza) për të transportuar një gram të trupit për një sekondë.

Nëse bëjmë llogaritjet për ta konvertuar këtë sasi ATP-je në kalori të djegura për të gjithë gishtin: ka 7.3 kalori në një mol të ATP-së që do të thotë se një klikim i vetëm mouse, teorikisht, duhet të djegë 1.42 kalori.

Realisht, në përllogaritjen e mësipërme supozohet që muskuli të jetë plotësisht i kontraktuar. Duke marrë parasysh se një gjë e tillë nuk është gjithmonë rasti që ndodh shpeshherë, atëherë sasia e kalorive të djegura është disi më e vogël.

Si ta përmirësoni procesin e ashensorit përmes mouse-t në Google Chrome

Së fundmi, nëse digjni 1.4 kalori me një klikim, do t’ju duhen 350 000 klikime për të djegur kaloritë e një Big Mac-u. Futuni punës! (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakAbraham Lincoln (Linkolni)
Artikulli vijuesA ja vlen të blesh një laptop në ditët e sotme