Sa mikrobe ndodhen në dorën e një fëmije i cili sapo ka lozur jashtë shtëpisë? Një pyetje që shumë nëna ja kanë bërë shpesh vetes, për shkak të rreziqeve ndaj të cilave ekspozohet fëmija.
Një grua ka bërë një eksperiment me fëmijën e saj 8 vjeçar. Gruaja amerikane Tasha Sturm, e cila punon në laboratorin e mikobiologjisë të Cabrillo College në Aptos, California, analizoi dorën e djalit të saj pasi u kthye nga parku i lojrave. Dorën e të birit ajo e mbështeti në një piastrë prej xhami nga ku pas 24 orësh vuri re se mikrobet dhe bakteret gjendeshin kudo dhe ishin riprodhuar me shpejtësi. Fotografia u publikua në Microbe World ndërsa më tej përfundoi në rrjetet sociale, si kambanë alarmi për të gjitha nënat.
Strum thotë se, “Bëhet fjalë për gjëra ndaj të cilave ne jemi të ekspozuar çdo ditë. Lëkura na mbron nga një sërë gjërash që gjendjen jashtë. Sensi i eksperimenit është që jemi të ekspozuar ndaj këtyre mikrobeve dhe se për të ruajtur sistemin tonë imunitar, duhet të kemi një higjenë bazike, ku larja e duarve duhet të jetë sa më e shpeshtë”./a.y/noa.al