Sadiq Khan mund të jetë kryetar i Londrës për vetëm tri ditë, por ai tashmë ka njoftuar planin tij për ndryshime në çmimin e transportit në kryeqytet.
Sipas planit të tij, qytetarët e Londrës do të mund që të bëjnë udhëtime me dy autobusë por duke paguar vetëm njërin, me kusht që kjo të ndodhë brenda një ore, njofton The Independent.
Ky plan i ri pritet të fillojë së zbatuari në shtator të këtij viti.
Sadiq Khan është kryetari i parë i Londrës që vije nga ndonjë pakicë dhe është myslimani i parë kryetar në këtë qytet.