Burimet kanë njoftuar se Sali Mekaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit.
Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja që nga momenti kur kanë nisur hetimet ndaj tij.
Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde.
Informacione të ndryshme bëjnë të ditur se Mekaj ka ofruar dorëheqje edhe nga posti i gjykatësit.