San Francisco vend i felliqesirave tenton t'i thotë “stop” nudizmit

Propozimi do ta bëjë të jashtëligjshme, për cilindo mbi moshën 5-vjeçare, “ekspozimin e organeve gjenitale, të tij apo të saj, apo të pjesëve rreth tyre” në vende publike. 

Një gjykatë federale nga ngritur tashmë propozimin e argumentuar, i cili shkel të drejtat e fjalës së lirë.

Plani urdhërues vjen pas shqetësimeve dhe ankesave mbi rritjen e numrit të meshkujve dhe femrave të zhveshura teresisht, që mblidhen shpesh nëpër sheshe publike të qyteteve te ndryshme dhe ne vecanti edhe te qytetit të distriktit të Castro-s, qendër e komunitetit homoseksual.

Më herët, qyteti miratoi një ligj që kërkonte vendosjen e një copë lecke para organeve gjenitale të një nudisti, kur gjendej në një vend publik, por pas miratimit të tij, u rrit numri i burrave të zhveshur që dilnin nëpër sheshe.

Nuk mendoj se të shohim disa meshkuj të zhveshur në 7 ditë të javës, nëpër rrugët e Castro-s dhe Market Street, është ajo për të cilën lufton San Francisco”, tha supervizori i distriktit, Scott Wiener. “Mendoj se është thjesht një karikaturë e San Francisco-s”.

Shkelja e parë mund të dënohet me një gjobë deri në 100 dollarë, por prokurorët mund të penalizojnë shkelësit deri në 500 dollarë e deri në 1 vit burgim.

Javën e kaluar, mbi 20 persona u zhveshën përpara godinës së bashkisë së San Francisco-s, në shenjë proteste ndaj këtij propozimi.

Një nga demostruesit, McCray Winpsett, 37 vjeç, tha për Associated Press dhe ky vendim i ka kaluar kufijtë, duke minuar traditën, që e sheh San Francisco-n “si një vend të çuditshëm”./tch

Artikulli paraprakIzraeli qëllon mbi 100 caqe në Gaza
Artikulli vijuesShqiptari, në Panairin e Shpikjeve