Sanohen dëmet në sistemin e energjisë elektrike

Shkup, 4 gusht  – Fshatrat Vejcë, Brodec, Bozovcë, Veshallë, Narashte dhe një pjesë e fshatit Shipkovicë përsëri po furnizohen me energji elektrike. Janë sanuar shtyllat elektrike të cilat u dëmtuan krejtësisht si rezulat i kohës së keqe që kaploi rajonin e Tetovës gjatë periudhës së mbrëmjes së djeshme, njoftoi EVN Maqedoni.

“Ekipet e EVN Maqedonisë për momentin ende janë në terren, ndërsa më kritike është rrethina e fshtait Shipkovicë, ku për momentin nga tre, dy trafostacione janë në rrjet. Ashtu siç po pastrohen rrugët ashtu po afrohemi edhe tek objektet energjetike, ku po pritet që ekipet e EVN-së të sanojnë edhe defektin e fundit, dhe konsumatorët që funrizohen nga ky trafostacion të kenë energji elektrike.

Rreshjet e jashtëzakonshme stuhia dhe erërat kanë dëmtuar prishje të rrjetit elektro-distributiv, e me këtë edhe ndërprerje të rrjetit të energjisë elektrike. Për shkak të stuhisë, një numër i madh i shtyllave janë rrëzuar, ndërsa kabllot elektrike janë shkëputur. Duke iu falëndëruar përpjekeve të ekipeve të EVN Maqedoni, rrjeti i dëmtuar u sanua. Ekipet e EVN Maqedoni do të qëndrojnë ne terren gjatë periudhës së natës si dhe gjatë ditës së nesërme, do të punohet derisa të normalizohet rrjeti distributiv me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, thuhet në kumtesë.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakShkupi dhe Maqedonia perëndimore u përfshinë nga shiu dhe bubullima
Artikulli vijuesNP” “Rrugët e Maqedonisë” aktivizon eskavator