Bashar al-Assad nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të paqes në Siri, theksoi Boris Johnson në prononcimin e tij të parë publike rreth kësaj çështjeje që kur mori postin e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Johnson tha se presidenti sirian ishte “makinë vrasëse, me bombat e tij fuçi dhe, në fund, lufta e tij për mbijetesë politike personale” ka shkaktuar rreth 400.000 të vrarë sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara në vend.
Ai shtoi se “madje” edhe Rusia pranon nevojën për tranzicionin e udhëheqjes politike të Sirisë.
Johnson i bëri këto komente në një kolumnë në gazetë të publikuar përpara takimit të së mërkurës në Londër të Komitetit të Lartë Negociator Sirian, i cili përfaqëson grupet opozitare në Siri.
Ai shkroi në gazetën “The Times”: “Në Londër do të takohen njerëzit, të cilët kanë përvojë të drejtpërdrejtë për drejtimin e Sirisë, por që e mohojnë plotësisht mënyrën e Assadit të shtetit policor. Ata duan të krijojnë një shtet të ri në të cilin do të ketë kontroll dhe balanc në qeveri dhe në të cilin do të respektohen të drejtat e grave dhe minoriteteve. Ambicia e tyre janë që të sigurojë një hapësirë të sigurt, të lirë nga terrori, me të cilën refugjatët do të mund të kthehen. Mbi të gjitha, Komiteti i Lartë negociator nuk paraqet fitoren e një grupi sektar mbi tjetrin ose transferimin e pushtetit në Siri nga një fraksion në një tjetrin”.
Johnson tha se çështja e tranzicionit politk në Siri është besuar gjerësisht, sa që “edhe Rusia e ka pranuar atë”.