Shmanget përplasja e anijes amerikane me atë iraniane

Një anije ushtarake amerikane ka ndërruar drejtim me qëllim që të shmang përplasjen me një anije të Gardës Revolucionare Islamike, që iu afrua shumë gjersa ishte duke lundruar në Gjirin Persik, kanë njoftuar zyrtarët në Pentagon.

Incidenti i 4 shtatorit ishte i katërti i këtij lloji vetëm këtë muaj. Zyrtarët në SHBA janë të shqetësuar, se incidente të tilla mund të çojnë deri tek ndonjë gabim.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis ka thënë se luftanija iraniane lundrojë drejt luftanijes amerikane dhe më pas u ndal, duke detyruar që anija amerikane të ndërronte drejtim.

 Incidenti kishte filluar kur shtatë anije iraniane kishin “provokuar” atë amerikane, ka thënë Davis, raporton Evropa e Lirë.

Ai i ka quajtur këto manovrime të iranianeve si “joprofesionale dhe të pasigurta”, duke shtuar se në anijet iraniane janë parë edhe armë.

Vetëm këtë vit, sipas Pentagonit, ka pasur 31 incidente të tilla.

“Kjo qartazi është një model, për të cilin ne nuk jemi të lumtur. Ne duam që një sjellje e tillë të përfundojë”, ka thënë Davis.

Artikulli paraprakSekretari i Jashtëm britanik: Rusia u dakordua, Assadi duhet të ikë
Artikulli vijuesRusia dhe Arabia Saudite diskutojnë 'ngrirjen' e prodhimit të naftës