“Shumica parlamentare mund të zgjedh kryeministrin në Kuvend dhe pastaj nëse dikush nuk pajtohet mund të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë”
Pas takimit me Komisionerin për Politikë Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, deklaroi se “ka shumicë parlamentare për të formuar qeverinë e re, por kjo duhet të respektohet nga ana e presidentit të shtetit”, raporton (AA).
Kasami: Kriza institucionale mundohet të kalojë në diversitetin etnik
Sipas tij, mënyra e vetme për të dal vendi nga kjo krizë politike është rruga institucionale dhe jo siç theksoi ai, rruga e institucioneve. Ai shtoi se kësaj shoqërie i nevojitet të funksionojë Kuvendi dhe të zhvillohen debate, me synim që bashkërisht të gjendet një zgjidhje për këtë krizë politike.
“Presidenti i shtetit nuk ka të drejtë të ketë mendim personal për këtë çështje. Si president i shtetit me kushtetutë është i obliguar që të jap mandatin atij i cili i tregon se ka shumicë. Prandaj, ai nuk ka të drejtë për mendimin e tij personal”, u shpreh Sela.
Sela tha se presidenti Ivanov nuk ka të drejtë të mos i jap mandatin shumicës parlamentare, por në të kundërtën, theksoi ai, “shumica parlamentare mund të zgjedh kryeministrin në Kuvend dhe pastaj nëse dikush ka ankesa mund të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë”.
“Unë i kërkova që Bashkimi Evropian kurrë mos të heq dorë nga rruga për në Bashkimin Evropian dhe NATO që duhet ta ndjek Maqedonia, sepse është e vetmja rrugë kjo e cila mban shpresën e gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësisë etnike dhe politike për një jetë më të mirë. Çdo rrugë tjetër do të ishte e panjohur, e cila zakonisht është e frikshme”, deklaroi Sela, duke komentuar takimin e tij me eurokomisarin Hahn.
Eurokomisari Hahn i shoqëruar nga eurodeputetët Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, sapo i filloi takimet me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për dalje nga kriza politike në të cilën vendi është përfshirë për një periudhë të gjatë.