Selimi “godet” AAK-në: Uroj ta kenë menduar mirë punën e protestës

Partia e Ramush Haradinajt, pavarësisht se muajve të fundit ka qenë e bashkuar me Vetëvendosjen e Nisma për Kosovën në aktivitetet e tyre kundërshtuese ndaj qeverisë, siç duket tani ka vendosur që e vetme të marrë “timonin” dhe të organizojë protestat kundër qeverisë.

AAK ka thirrur protestë më 14 maj ani pse një gjë të tillë e kanë kundërshtuar në subjektin më të madh opozitar Vetëvendosje, pasi sipas tyre AAK nuk është marrë vesh edhe me dy subjektet tjera opozitare (VV dhe Nisma).

E, për mobilizimin dhe thirrjen e kësaj proteste nga ana e partisë së Haradinajt, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë për Telegrafin se nuk e di se çfarë po mendon AAK-ja me këtë gjë.

“Nuk e di çfarë mendon AAK-ja. Por, së paku uroj ta kenë menduar hollë këtë punë. Ta shohim në ditët në vijim. Shpresoj ta kenë “njetin” e mirë, siç thonë ata”, tha Selimi për Telegrafin.

Ndërkaq AAK sot ka mbajtur takimin me Këshillin Drejtues ku u diskutua për mobilizimin e protestës së radhës që do të mbahet me 14 Maj në Prishtinë./Telegrafi/.kohaislame

Artikulli paraprakPresidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë nesër në Shkup
Artikulli vijuesSi u arrestua krimineli Milovan Bojoviq? (VIDEO)