Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka shtruar një pyetje për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Selmanaj ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Haradinaj, të bërë në Kuvend, ku ky i fundit, sipas deputetit të LDK-së, ka thënë se i ka blerë disa toka në Gllogjan në procesin e privatizimit.
Postimi i Selmanajt:
“Edhe këtë e ndëgjova në Kuvend. Kryeministri Haradinaj thotë: i kam ble disa toka në Gllogjan në procesin e privatizimit me kërkesen e bashkëfshatarëve të mi, që mos me i lan të huajt me hy aty. Arsyeja e dytë sipas Haradinajt êshtë se baba i tij paska punu aty sa ka qene fëmijë.
Pyetja themelore është: Ku i more parat Kryeminister?!” (sic.), ka shkruar Selmanaj.