Senati i Amerikan urdhëron të mbështetet Izraeli në rast se ai sulmon Iranin

1 Min Read

Autoritetet amerikane duhet të mbështesin Izraelin nëse shteti hebre ndërmerr veprime ushtarake për të neutralizuar kërcënimin bërthamor që vjen nga Irani, thuhet në rezolutën e miratuar të mërkurën nga Senati i Kongresit të SHBA-së.

Në dokumentin e përgatitur nga senatorët Robert Menendez dhe Lindsey Graham theksohet se ai nuk autorizon përdorimin e forcës, por deklaron mbështetjen ndaj Izraelit.

“Nëse Izraeli do të jetë i detyruar të ndërmarrë veprime ushtarake, për të parandaluar programin bërthamor të Iranit, ne duhet ta ndihmojmë atë të mbrojë territorin, popullin dhe ekzistencën e vet, duke përdorur të gjitha mjetet disponuese”, – thuhet në deklaratë.

Share This Article