Sensacionale: Putini me Kosovën

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, nga Kazani i Rusisë, ka treguar se kush nga rusët ishte pro dhe kundër, që Kosova të marrë pjesë me simbole shtetërore në Kampionatin Evropian të xhudos, që po zhvillohet në Kazan.

Presidenti rus, Vladimir Putin ishte pro pjesëmarrjes së Kosovës në evropian e xhudos, ku Majlinda Kelmendi ka siguruar një vend në finale.

“Pas peripetive të shumta dhe lojës me nerva, më në fund ja arritëm qëllimit që të marrim pjesë me Flamur dhe Himn të shtetit të Kosovës! Presidenti Putin ka qenë i involvuar e që ka qenë përkrahës, ndërsa kundër e kemi pasur ministrin e punëve të jashtme deri në momentin e fundit, kur edhe do të fillonin garat.

I jam shumë falënderues Kryetarit të EJU-së, Z. Sollovejçik për mbështetjen e tij deri në fund po ashtu në mbështetje permanente e kemi pasur edhe Presidentin e IJF-së, Z. Vizer. Po ashtu, rol pozitiv kanë luajtur edhe KOK-u me mbështetjen e KON-it”, tregon Kuka.

Me një fjalë, Putini ka qenë i involvuar? “Putini ka qenë përkrahës që Kosova të marrë pjesë me Flamur të Kosovës, ministria e jashtme kundër”, përgjigjet Kuka.

Artikulli paraprakSherifi, Molliqajt: A ndjen sadopak përgjegjësi personale për gjendjen e opozitës?
Artikulli vijuesBullgaria miraton ligjin që detyron qytetarët të dalin në zgjedhje